Pa prisni pak! Capital T sapo na zbuloi se është ndarë nga Adrola?
Prej kohësh është përfolur për një romancë mes reperit Capital T dhe modeles së njohur Adrola Dushit, megjithatë nuk i pamë kurrë të dalin publikisht si çift.
Dyshja kanë qenë shumë diskretë në detajet që mund të çojnë zbulimin e lidhjes, edhe pse shumë shpejt romanca e tyre u mësua nga burime të afërta. Nuk mund ta quajmë rastësi, praninë e modeles në çdo koncert që reperi mbante.
Megjithatë duket se në një mënyrë ose tjetër ky i fundit na ka treguar se gjërat nuk janë më njësoj. Në një postim në TikTok ku shfaqet i shtrirë, Capital T shkruan:
“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.
Me siguri, rrjetet e tyre sociale tashmë do të jenë në ‘lupën’ e ndjekësve për të mësuar sesi qëndron e vërteta.
@trimkapo Kush e shkrun ni caption ma hajgare e fiton ni repost me tag 🤣 #capitalt #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #jokes #kosovatiktok #hajgareshqip ♬ original sound – Capital T