Wed, Nov 27, 2024

Qerimaj akuzoi Elez Gjozajn, reagon FSHP, publikon dokumentet: Pretendime qesharake

  • PublishedFebruary 22, 2024

Erkand Qerimaj, peshëngritësi kuqezi, akuzoi kreun e FSHP, Elez Gjozaj se po mban të fshehur raste me doping, ndërsa e akuzoi gjithashtu se po shpërdoron fondet e federatës për interesa personal. Federata Shqiptare e Peshëngritjes, me anë të një reagimi në rrjetet sociale hedh poshtë akuzat e Qerimajt duke për publike edhe dokumentet përkatëse:

Aaaa
Aaaa

POSTIMI I FSHP

Informojmë opinionin publik se ditën e sotme ka ndodhur një disinformim publik nga ana e një prej sportisteve tanë Z. Erkand Qerimaj.

Në një postim në rrjete sociale sportisti Qerimaj shprehet se ka ndodhur një rast në sportin tonë pozitiv me DOPING dhe pretendimi i tij është që Federata e ka mbajtur të fshehur me motivacionin për mbrojtjen e Federatës dhe Presidentit. Ky është një pretendim absolutisht i pavërtetë dhe disinformues. Në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes nuk ka asnjë njoftim që një prej sportisteve tanë të jete kapur pozitiv me DOPING dhe federata ta këtë fshehur këtë rast. Përkundrazi federata ka një bisede zyrtare nëpërmjet emailit me OKAD( organizata kombëtare Antidoping) te cilës i drejtohemi dhe interesohemi nëse nga testimet e fundit mbajtur date 13.01.2024 me propozimin e federatës për testimin e 6 sportisteve pretendente ne Kampionatin Kombëtar për të rritur është  ndonjë  sportist i dyshuar Pozitiv ose Negativ , OKAD përgjigjet se sportistet e testuar mund të gjejnë rezultatet e testimeve në llogarinë e tyre në sistemin ADAMS. (Bashkangjitur emaili me OKAD)

Një tjetër pretendim i Qerimajt është qe Presidenti ka përvetësuar fonde nga grandi i federatës dhe se në aktivitetin e fundit Presidenti ka bere turizëm me familjen.

Absolutisht një pretendim qesharak dhe i shpifur. (Bashkangjitur gjeni faturën me emrat e personave te akomoduar ne Sofie Bullgari , faturën nga federate Bullgare dhe vlerën e paguar kësaj federate).

Duam te bëjmë me dije opinionin dhe sigurisht zotin Qerimaj qe grumbullimi I bere per Kampionatin  ne Sofie dhe fatura e ketij aktiviteti eshte mundesuar nga njohjet PERSONALE te Presidentit me nje hotel nepermjet nje kontrate sherbimi me te drejte kthim pagese me ardhjen e fondit dhe ne qofte se federate do priste dhe do te vepronte ne momentin qe do te vinte Fondi Grand asnje sportist nuk do grumbullohej dhe asnje sportist nuk do te ishte pjesmarres ne kete kampionat kaq te rendesishem.(Bashkangjitur fatura e aktivitetit PAGUAR nga biznesi mbeshtetes nepermjet njohjes PERSONALE ME PRESIDENTIN)

Duam te bejme me dije opinionin publik dhe Z. Qerimaj se Presidenti jo qe nuk ka pervetesuar fonde nga Federata (gje lehtesisht e verifikueshme) por ka ndihmuar financiarisht federaten me njohjet e tij PERSONALE si :

1- Mundesimi I Financimit nga Biznese te ndryshme ne momentet qe Federata nuk ka marre fondin Grand apo ky fond eshte shpenzuar me te drejte kthim fondesh kur Federata  te kete mundesine ekonomike.

2-  Aktiviteti I mbajtur ne Katar ne periudhen Dhjetor 2023, periudhe qe Federata  ka qene pa fonde , akomodimi I grupit te sportisteve dhe trajnereve shqiptare ,ushqimi ,  taksa e pjesemarrjes  dhe transporti I brendshem qe mbulon marresi I aktivitetit ne Katar ka qene e sponsorizuar nga Presidenti I Federates se Katarit prej lidhjeve te ngushta MIQESORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federates sone. (Keto sherbime federates mund ti kushtonin mesatarisht 6.000 USD)

3- Biletat e avionit per ne Aktivitetin e Katarit jane mundesuar nga NJOHJET PERSONALE te Presidentit me te drejte pagese ne momentin qe do te vinte fondi Grand gje e cila ne qofte se nuk do te realizohej asnje sportist nuk do te ishte pjesmarres ne kete aktivitet.

4- Aktiviteti I ketij viti qe do te mbahet ne Bahren ne muajin Dhjetor 2024 do te jete gjithashtu nje aktivitet ne te cilin Akomodimi, Ushqimi , Taksa e pjesemarrjes dhe transporti I brendshem ne Bahren do te sponsorizohet  nga Presidenti I Federates se Bahrenit  prejt lidhjeve te ngushta MIQESORE DHE PERSONALE me Presidentin e Federates tone.

Por sigurisht si keto mundesi qe Presidenti ka mundesuar dhe ndihmuar FSHP mund te permendim me qindra, por nuk ja vlen sepse Presidenti te gjitha keto I mundeson sepse ka qene nje Ish Sportist dhe eshte nje person I cili e dashuron sportin dhe gjithcka behet me zemer ,jo me laps.

Deshirojme tit hemi zotit Qerimaj qe Presidenti ABSOLUTISHT me fondin e tij personal ka te drejte te marre me vete kedo familjar te tij pa I’u detyruar nje shpjegim askujt.

Sigurisht qe cdo veprim apo reagim e ka nje shkak nga se vjen.

Shkaku i ketij postimi eshte gara e fundite  mbajtur ne Sofie te Bullgarise.

Shkak I ketij postimi kaq te madh vjen si pasoje e arritjes te rrembimit te dy medaljeve nga sportisti Kristi Ramadani dhe mbeshtetja e sportisteve te rinj nga Federata.

JU BEJME ME DIJE QE FSHP SI KUNDER CDO FEDERATE TJETER DO TE MBESHTESE SPORTISTET E RINJ , DO TE MBESHTESE CDO INDIVID QE KA TE ARDHME NE KETE SPORT DHE NUK DO INVESTOJE KURRE NE MARRJEN E TALENTEVE TE HUAJA NGA SHTETET E TJERA POR MENDOJME DHE BESOJME SE SHQIPERIA JONE E VOGEL KA SHUME MUNDESI TE NXJERRE PLOT TALENTE TE REJA.

Federata do te mbeshtese cdo sportist te ri dhe do te investoje tek ata me cfaredo lloj kostoje apo shpifjeje qe vijne nga keta individe.

Shkak I ketij postimi ka qene Erkand Qerimaj, I cili mori vesh diten e djeshme qe Federata sdo ta ndaloje kurre nismen e saj per promovimin , sponsorizimin dhe mbeshtetjen e brezit te ri.

Diten e djeshme Z. Qerimaj donte te ishte iniciator I nje incidenti me Presidentin ne nje ambjent publik incident I cili u shmang nga Presidenti pasi roli I ketij te fundit eshte bashkepunues dhe jo percares. Ky incident donte te iniciohej nga Qerimaj pasi I eshte drejtuar Presidentit : Pse po mbeshtet te rinjte kot pa motiviacion si Kofsha , Rrasa , Mullisi dhe specifikisht Kristi Ramadani dhe po na harxhon fondin kur mund te na e japesh ne te rriturve?

Pergjigjja e Presidentit ishte: Erkand mos fol keshtu sepse Kofsha ne Meksike u shpall kampion bote, Rrasa , Mullisi  dhe Carja sportiste me shume perspektive e te cilet renditen ne 5-7 e Europes dhe Botes ndersa Kristi Ramadani ishte sportisti qe te mundi ty me 6 KG ne dygaresh ne garen e fundit ne Sofie.

Fjalia e fundit ishte ajo cka e irritoi me shume Qerimajn dhe nga nervat donte te krijonte nje incident I cili sic e permendem u shmang me shume kujdes.

I themi Z. Qerimaj se Federata do te vazhdoje ashtu sic ka bere 3 vitet e fundit dhe do ta coje deri ne fund kete nisme.

PADISKUTIM FEDERATA DO TE MESHTESE BREZIN E RI DHE DO KRIJOJME NJE ZEVENDESIM TE PADISKUTUESHEM BREZASH.

Federata dhe Presidenti nuk trembet nga askush dhe asgje sepse cdo gje eshte e paster si kristal.

Meqe  Z.Qerimaj pretendon keto akuza per Presidentin pse kerkon cdo dite te konsumoje kafen e mengjesit cdo dite me Presidentin?

Pse kerkon Presidentin per dreka me te dhe trajnerin e tij per keshillime si do jete vazhdueshmeria e tij?

Pse Z. Qerimaj dhe Zonja e tij e nderuar I kane bere dhurate Zonjes se Presidentit ne aktivitetet e fundit?

Cdo akuze e Qerimajt vjen si pasoje e fjalise te thene nga Presidenti: Ramadani I riu te cilin se ti mendon qe un bej gabim qe e mbeshtes te mundi garen e fundit me 6KG diference dhe arriti te marre 2 medalje Argjendi.

Problemi I Zotit Qerimaj eshte se mendon se nuk ka asnje sportist mbi te por e ka gabim. Per Federaten cdo sportist eshte I njejte si gjithe te tjeret. Por Qerimaj kerkon qe te marre ne menyre te padrejte fonde te pa merituara. Absolutisht qe ne nuk do lejojme askend qe te perfitoje pa te drejte.

I bejme thirrje Erkandit qe ne nuk presionohemi sic ti I ben presion trajnereve se do ti nderrosh si trajnere , per te marre shperblimet e tyre ne momentin qe ti fiton medalje si Trajneri Zef KOVACI , Sokol BISHANAKU apo Dritan SHPATA.

PER CDO AKUZE DHE PRETENDIM TE QERIMAJT NE NJOFTOJME SE DO TI DREJTOHEMI GJYKATES DHE ORGANEVE KOMPETENTE PER SHPIFJE , DISINFORMIM PUBLIK DHE PRISHJE IMAZHI.

 

AlbaniaWeb.net