Regjisori i njohur i Hollywood-it vjen me një film për luftën në Kosovë
Louis Mandylor, aktori dhe regjisori i njohur për filmat si “My Big Fat Greek Weeding”dhe disa filma të tjerë mjaft të njohur në industrinë e „Hollywood“, Louis Mandylor po planifikon të krijojë një film me temë për luftën në Kosovë.
Gazeta online Reporteri.net zbulon se aktori dhe regjisori me prejardhje nga Australia, bashkë me ekipin e tij, gjatë ditëve në vijim do të qëndrojnë në Kosovë për të nisur punën rreth këtij filmi, që për tematikë do të ketë luftën e viteve 98-99.
Pjesë e kastit të filmit, mendohet të jetë edhe aktori i njohur britanik për rolin ikonik të Boyka’s, Scott Adkins. Ky nuk është filmi i parë me histori shqiptare për Mandylor. Australiani në vitin 2019 luajti në filmin “The Brave“, që në qendër të tij kishte Lazaratin.
Krahas tij, në këtë film ‘hollywood’-ian për bandat e drogës në Shqipëri, luajtën edhe disa aktorë shqiptarë. Por tashmë ai nuk do të vijë si aktor me rol kryesor, por si regjisor i filmit. Buxheti për realizimin e këtij filmi parashihet të jetë miliona dollarësh.