Sot në Kuvend pritet të votohet Marrëveshja me Italinë, PS tërheq projektligjin e Amnistisë! Nuk fiton dot 84 vota
Sot në Kuvend do votohet për Marrëveshjen me Italinë.
Në plan ishte dhe votimi për Amnistinë Penale, por PS-ja e tërhoqi pasi nuk siguron 84 votat që i duheshin.
Basha dje njoftoi se deputetët e grupit të tij nuk do jenë të pranishëm nëse nuk do merren në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.
Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale janë kundërshtuar nga opozita, ku pritet dhe sot që të mos lejojnë që seanca të zhvillohet normalisht, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.
AlbaniaWeb.net