Thu, Nov 28, 2024

Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Milot Morinë! Automjeti përplaset me barrierën anësore vdes shoferi 21-vjeçar

  • PublishedFebruary 23, 2024

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.


AlbaniaWeb.net