Thu, Nov 28, 2024

Arrestohet një person në Serbi/ Mediet serbe: Spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe atij të Kosovës

  • PublishedFebruary 23, 2024

Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet serbe “me pretendimin se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive të inteligjencës në Kosovë”.

Mediet në Beograd raportojnë se personi u arrestua në Jagodinë, një qytet në Serbi.

“Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve dhe ndjekjes së mëtejshme të një grupi personash që përbënin rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë nga me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës”, shkruajnë mediet serbe, duke shtuar se personi u arrestua për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Sipas medieve serbe, personi ishte angazhuar gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës, ku serbët organizonin protesta të dhunshme dhe ngrinin barrikada. Ai në disa raste ka filmuar fshehurazi edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, kryesisht njësitë e Ushtrisë Serbe. Synimi i DR-së ishte të mblidhte sa më shumë video materiale për “shënjestrat” dhe t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë. Në kuadër të hetimeve, anëtarët e BIA-s, në afërsi të fshatit Karadak, në afërsi të Rashkës, ndër të tjera kanë gjetur një aparat fotografik, si dhe një kartë SD.


AlbaniaWeb.net