Çfarë ndodhi? Romeo preket nga Heidi dhe i distancohet
Situatat e tensionuara në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duket se kanë sjellë disa keqkuptime të vogla mes Romeos dhe Heidit të cilët mbrëmjen e djeshme janë distancuar paksa.
Romeo është prekur nga e dashura e tij në një moment kur kjo e fundit e ka mbështetur Julin në debatin mes tyre. Kaq ka mjaftuar që aktori të distancohej nga Heidi të cilët në darkë kanë biseduar për t’u sqaruar.
Biseda e plotë në videon më poshtë:
Pjesë nga biseda në oborr:
Heidi: Do më thuash se çfarë ke se e kam fiksim tani. Ma thuaj
Romeo: Dëgjo, nuk dua të ndikoj fare tek ty. Fjalia jote atje, përball Eglës dhe Gazit nuk më pëlqeu fare.
Heidi: Çfarë fjalie thashtë?
Romeo: Unë nuk kam ndikuar asnjëherë tek zgjedhjet e tua, tek qëndrimet e tua.
Heidi: E vërtetë, po çfarë thashë?
Romeo: Këtë the: Ju të gjithë, Gazi dhe Romeo dhe shumë të tjerë, sulmuat Julin.
Heidi: Por nuk e kisha aty, doja të flisja me Gazin ashtu
Romeo: Po pra, po të mbrosh atë me emrin tim…
Heidi: Nuk po e mbroj atë me emrin tënd, nuk ishte ashtu
Romeo: Pra të gjithë ata sulmuan Julin. Lëre tani si muhabet
Heidi: E ke seriozisht?
Romeo: Nuk e kam diskutuar kurrë.
Heidi: Nuk kisha ndërmend të përmendja emrin tënd fare gjithësesi. Nuk e kisha seriozisht.
Romeo: Unë po të thërrisja por nuk po më dëgjoje.
Heidi: E ke marrë keq. Nuk e kam bërë në atë kuptim
Heidi: Ke këtë ide, mbaj këtë ide dhe vazhdo
Romeo: Ok (largohet Romeo)