Wed, Nov 27, 2024

“Prioriteti janë fëmijët e mi” Fedez reagon pas thashethemeve për ndarje

  • PublishedFebruary 23, 2024

Kriza e supozuar mes Fedez dhe Chiara Ferragni është lajmi më i përfolur i orëve të fundit. Thashethemet për fundin e familjes Ferragnez, të cilat asnjëri prej tyre nuk i ka mohuar deri më tani, u kthyen në lajmin e ditës brenda pak minutash.

Paraqitja e parë e Fedez në lidhje me situatën ishte në emisionin e sotëm italian “Pomeriggio Cinque”, me moderatorin Myrta Merlino. I përgjuar jashtë shtëpisë së tij para se të nisej me makinë, Fedez foli me korrespondentin e programit Canale 5.

“Jam mirë, faleminderit”, tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk donte të komentonte: “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi?”, e pyeti Fedez gazetarin.

Më pas ai shtoi:

“Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi. Unë e pranoj faktin që njerëzit nxjerrin konkluzione për historinë time sepse unë jam personazh publik, por nuk nuk di si të përgjigjem”.

Në fund, gazetari e pyeti Fedez nëse kishte ndërmend të shkonte në sfilatën e Donatella Versace në Javën e Modës në Milano:

“Do të shkoj në sfilatën e Donatella Versace këtë pasdite, sepse ajo është një mikesha ime dhe është shumë e lidhur me mua.”

Mediat italiane shkruajnë edhe mbi fjalët e mamasë së Fedez mbi situatën:

“Për momentin nuk kam dëshirë të them asgjë, edhe sepse nuk jam interesuar drejtpërdrejt, ndaj nuk mendoj se është as korrekte ta ekspozoj”.