Ylli i “Peaky Blinders” trondit fansat me paraqitjen e fundit
Ylli i “Peaky Blinders”, Paul Anderson ka tronditur fansat me paraqitjet e tij të fundit në Londër. Siç shkruan “The Sun”, aktori 48-vjeçar dukej shumë ndryshe teksa u fotografua duke dalë nga një furrë buke, i veshur me një xhaketë të trashë ngjyrë kremi dhe leopardi.
Ajo që u vu re ishte pigmenti i lëkurës që i përngjante të një njeriu të pajetë, shumë larg personazhit të njohur që jemi mësuar ta shohim në serialin e “Peaky Blinders”.
Kjo është dalja e tij e parë publike pasi u deklarua fajtor për posedimin e kokainës dhe amfetaminave pas një seance gjyqësore në Camden, Londër. Ai u gjobit me 1,345 £, muajin e kaluar pasi u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Highbury Corner.
Aktori, i cili ka luajtur rol kryesor bashkë me Cillian Murphy në dramën “Peaky Blinders”, pranoi se kishte drogë të klasit A, si dhe amfetamina të klasës B dhe dy substanca të klasës C me recetë.