Arbri bast me Ledionin: Nëse Gazi qëndron sot, do pajtohet me Julin
Gazi dhe Juli nga miq të ngushtë, duket se janë kthyer në kundërshtarë gjatë ditëve të fundit, shkak debatet e ashpra dhe të panumërta mes tyre.
Megjithatë, opinionisti Arbër Hajdari mendon se e gjitha është një skenar mes dy banorëve dhe se nëse Gazi i shpëton largimit mbrëmjen e sotme marrëdhënia mes tij dhe Julit do të jetë si më parë.
“Nuk e besoj këtë prishjen mes tyre. Juli e sheh veten të fortë. Gazi bëhet keq nga nominimi, kështu Juli e sheh këtë debat si një mënyrë për ta faktorizuar. Nuk e marr dot seriozisht kur ngacmon Gazin. Nëse Gazi nuk del sot, atëherë ata do pajtohen brenda 3 ditësh.”- tha Arbër Hajdari.