Arsenali shkëqen ndaj Newcastle, Gooners nuk e diskutojnë fitoren
Arsenali nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren me Newcastle. Gooners mundën pastër 4-1 “qymyrxhinjtë”, në sfidën e mbajtur këtë mbrëmje në Londër.
Mysafirët realizuan autogol me Botman ndërsa brenda pjesës së parë dyfishoi shifrat Havertz. Në pjesën e dytë, të besuarit e Artetas thelluan epërsinë me Saka, sakaq emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Kiwior. Golin e nderit për Newcastle e shënoi Willock.
Arsenal po zhvillon një sezon pozitiv në kampionat, teksa deri më tani ia ka dalë më së miri të jetë mes skuadrave protagoniste të edicionit. Ekipi e sheh veten në vendin e tretë, me 58 pikë.