“Nuk u përmbajta më”, qëlloi me katër plumba babanë, zbardhet dëshmia e djalit: E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas
Kishin planifikuar gjithçka, por jo metodat gjithëpërfshirëse të policisë për të zbardhur një ngjarje.
Ishte e shtunë, kur ndodhi vrasja, që u raportua si humbje e babait nga djali që qëlloi 4 herë mbi të. Ishte kohë dreke e datës 10 shkurt, kur Pëllumb Meta, baba i katër fëmijëve, sipas deklaratës së djalit të madh dhe vajzës të tij, ishte shtrirë për të marrë një sy gjumë para se të nisej për në punë.
Të tre fëmijët e viktimës janë të arrestuar tashmë, së bashku me nënën e tyre që ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Në polici janë shprehur se i kanë dhënë fund një kalvari vuajtjesh brenda familjes, ndonëse një kalvar tjetër ka nisur për ta.
Vendimi për të fejuar motrën e vogël Hygertën 19 vjeçe, studente e gjuhëve të huaja, I kishte rritur tensionet në familje sërish.
Hysen Meta ka rrëfyer se donin që ai të ishte një baba si të gjithë të tjerët, që t’i mbështeste dhe jo t’u imponohej në gjithccka. Ishin të rritur tashmë dhe sërish nën diktatin e tij. E ccuan nga gjumi.
“Qëllova mbi të. E qëllova disa herë. Nuk u përmbajta më. Bashkë me motrën e futëm në plastmas. Donim të fshihnim gjurmët. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. Më vonë në mbrëmje e ccuam te kasollja ku hapëm groën dhe aty e varrosëm.
E zhvendosa makinën e tij te sektori Rinia dhe u ktheva me vëllain që kishte marrë mjetin e një të njohuri e më kishte ndjek.
Mbrëmjen e 13 shkurtit u paraqita në polici dhe denoncova humbjen e kontakteve me babain. Ishte e rëndë, por ndodhi. As frymë nuk merrnim dot lirisht në shtëpi po të mos donte ai.”
AlbaniaWeb.net