Titulli “pronë” e Inter, ka surpriza në zonën Champions, OPTA “parashikon” fundin e Serie A
Serie A e këtij sezoni duket një ekuacion me pak të panjohura, në një kohë kur ekipet kanë një distancë të konsiderueshme. Inter ka krijuar një hendek të madh me ndjekësit duke bërë që çështja titull tashmë të jetë çështje matematikore. Nuk ka shumë dilema edhe në lidhje me ekipet që do të luajnë në Evropë, mbi të gjithë në Champions League, por për të shuar kuriozitetin e tifozëve ka menduar OPTA, faqja e specializuar për statistikat në futboll, e cila me anë të një algoritmi, nga këtu e deri në fund të sezonit, ka sjell një përfundim logjik të Serie A duke iu referuar gjithnjë statistikave.
Sigurisht që futbolli nuk është një shkencë ekzakte, nga këtu e deri në përfundim të sezonit, mund të ndodhin shumë gjëra, por për OPTA-n nuk ka asnjë dyshim, fitues i Serie A do të jetë Inter. Në vendin e dytë do të jetë Juventus, para “Zonja e Vjetër” do të arrijë të mbajnë pozicionin aktual, ashtu si edhe Milan. Surprizë është vendi i katërt, me Bologna-n që do të mbetet jashtë Champions League, pasi sipas OPTA-s në vendin e katërt do ta mbyll Atalanta.
Në vendin e 5-të, Bologna e cila do të ndiqet nga Roma, Lazio dhe Napoli, me këto dy të fundit që do të mbeten jashtë Evrope. Do të bien një kategori më poshtë, Cagliari dhe Salernitana.
()