Tragjike! 16-vjeçari rrëzohet në fushë dhe ndërron jetë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Një 16-vjeçar, duke ndjekur një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë. Pasi është dërguar në spital, fatkeqësisht ai ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.