Bilanci i luftës në Ukrainë/ DASH: Mbi 10 mijë civilë të vrarë në dy vite, 7 milionë në varfëri totale
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi disa të dhëna se çfarë dëmesh shkatërrimtare ka prodhuar lufta dy vjeçare në Ukrainë.
7.1 milion ukrainas thotë DASH janë zhytur në një varfëri totale. Agresioni rus nuk ka kursyer as shkollat.
Tek sa u mbushën plot dy vite nga sulmi i parë rus mbi Ukrainë sipas DASH janë shkatërruar 3,790 shkolla. Barbaria e sulmeve ruse nga ajri dhe toka ka shkatërruar 1,5 milion shtëpi. Dëmet në njerëzore të kësaj lufte janë tronditëse. Më shumë se 70.000 ushtarë ukrainas janë vrarë.
Të dhënat deri në Dhjetor 2023 tregojnë se janë vrarë në fushëbetejë 315,000 ushtarë rus. Gjatë dy viteve luftë kanë humbur jetën më shumë se 10,582 civilë mes tyre 587 fëmijë ndërsa 20,000 persona kanë mbetur të plagosur.
Në vendet fqinje me Ukrainën si Polonia, Hungaria dhe Rumani deri më tani kanë kaluar rreth 17.3 milion ukrainas emigrantë lufte. Prej Janarit 2023 deri në 15 Janar 2024 institucionet e BE-s kanë dhënë 85 miliard euro ndihmë humanitare dhe ushtarake Ukrainës. Pasuar nga SHBA me ndihma që kapin vlerën përafërsisht 69 miliard euro prej të cilave 35 miliard ndihmë ushtarake. Deri më tani Britania e Madhe ka dhënë 12 miliard euro nga ku 7.1 miliard armatime.
Analistët e çështjeve ushtarake besojnë se Rusia deri më tani, për operacionet ushtarake në Ukrainë, ka shpenzuar 167 miliardë uro. Përllogaritet se kostoja e rindërtimit të Ukrainës kur të ketë mbaruar lufta do të jetë 384 miliardë euro prej të cilave 120 miliard euro për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara.
AlbaniaWeb.net