Wed, Nov 27, 2024

Policia e Shtetit bën bilancin! 15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit në një javë

  • PublishedFebruary 25, 2024

15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative janë dhënë në javën që lamë pas ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një bilanc të kryer nga Policia e Shtetit thuhet se masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektimin e vijave te bardha. Ndërkaq, sa u përket të arrestuarve, 6 kanë rënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja dhe 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i plotë:

Përmbledhje e veprimtarive të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për periudhën 18 Janar – 24 Shkurt 2024:

Vepra Penale:

15 persona janë arrestuar për kryerjen e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor:

– 6  për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

– 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

– 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja;

– 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Masat Administrative:

– 10,120 masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit, mosrespektimin e vijave te bardha etj.

Pezullime dhe Bllokime:

– 49 masa administrative që përfshijnë pezullim të lejeve të drejtimit;

– 9 automjete u bllokuan për shkaqe të ndryshme, përfshirë për masa dhe detyrime të palikuiduara.

Kujdesi dhe përkushtimi ynë për rritjen e sigurisë rrugore është i pandalur! Le të punojmë së bashku për rrugë më të sigurta për të gjithë!


AlbaniaWeb.net