Wed, Nov 27, 2024

“Thuaji JO drogës”/ Shifrat: Për katër vjet, mbi 10 mijë të ndaluar pretenduan që janë përdorues, gjysma e tyre…

  • PublishedFebruary 25, 2024

Në episodin “Thuaj jo drogës” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte përdorimi i drogës.

Droga, e kthyer në plagë të shoqërisë, ka përdorues të rritur dhe fëmijë, ka prodhuar fenomene të tjera pasi policia raporton arrestimin e përdoruesve si autorë ngjarjesh kryesisht dhunë dhe vjedhje, e nga ana tjetër vërehet se trajtimi i tyre në qeli mbetet i vështirë.

Gazetarja Anila Hoxha tregoi se 600 persona u arrestuan së fundmi si shpërndarës droge në të gjithë vendin e megjithatë ky është vetëm njëri aspekt sipas saj, pasi nuk disponohen të dhëna se sa është numri i përdoruesve qoftë dhe përafërsisht.

Për 4 vitet e fundit emrat e 10176 shtetasve të arrestuar me doza të vogla u dorëzuan për analiza toksikoogjike pranë Mjekësisë Ligjore. Kjo e dhënë konfirmohet nga instituti gjatë këtij investigimi për Qendrën FOL. 85 përqind e rasteve kanë rezultuar pozitivë, pra përdorues. Prokuroria më e madhe në vend ajo e Tiranës pranon se për të njëjtën kohë policia e kryeqytetit i referoi dosjet për gati gjysmën e këtyre çështjeve në rang vendi me një shifër prej 4740.

Por megjithë këto të dhëna, si të akuzuar përfunduan në gjykatë 663 prej tyre u ngrit akuza e shpërndarjes . Për të tjerët hetimi u pushua apo u mos fillua, sepse prokurorët konstatuan se dozat ishin të papërfillshme dhe se poseduesi ishte përdorues, një konkluzion i bazuar në përgjigjet e Policisë Shkencore dhe të Mjekësisë Ligjore.

Problemi i parë për të minimizuar shpërndarjen e drogës vjen nga vakumi në ligj që po shfrytëzohet nga grupet kriminale, të cilat po angazhojnë përdorues për tu shitur drogë e për të futur në kurth viktimat e radhës.


AlbaniaWeb.net