Thu, Nov 28, 2024

Avokatja e Hygerta Metës: 19-vjeçarja pranoi se ka kryer vrasjen, Prokuroria e akuzon për fshehje të kufomës

  • PublishedFebruary 26, 2024

Avokatja Arta Gecaj, e caktuar kryesisht për mbrojtjen e Hygerta dhe Amarildo Metës, shprehet se 19-vjeçarja pohon se ka ekzekutuar babanë, Pëllumb Metën.

Megjithatë, ashtu sikurse edhe avokatja shprehet, për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna më parë nga fëmijët, duhet të pritet hetimi i plotë.

“Sa i përket, dy të mbrojturve nga unë, Hygerta e pranoi prapë veprën që ka kryer. Tha që jam unë ajo që e kam kryer. Do të vazhdojnë hetimet, sepse Prokuroria e akuzon për fshehje të kufomës në bashkëpunim, jo për vrasje. Janë bërë deklarime kontradiktore, ka vend për hetime shtesë, është çështje që i përket organit të akuzës për të mbyllë hetimet”.


AlbaniaWeb.net