Thu, Nov 28, 2024

Bëri një parakalim të gabuar në aksin “Milot-Lezhë” dhe tentoi të korruptonte policin, nën hetim 25-vjeçari kosovar

  • PublishedFebruary 26, 2024

Një 25-vjeçar nga Kosova është vënë nën hetim pasi ka tentuar të korruptojë një polic rrugor për t’i shpëtuar gjobës.

Ai bëri një parakalim të gabuar në aksin rrugor “Milot-Lezhë”. Krahas procedimit penal, 25-vjeçari A. K  u ndëshkua me masë administrative 5000 lekë, për shkeljen rrugore të kryer.

Gjithashtu brenda një jave, policia rrugore e Lezhës ka arrestuar katër persona dhe na vënë nën hetim dy të tjerë për shkelje  të rregullave të qarkullimit.

Rreth 797 shoferë janë ndëshkuar me masa administrative, konkretisht:

-405 drejtues mjetesh, për tejkalim shpejtësie;

-111 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

-15 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të erresuar;

-41 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

-10 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-30 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-185 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera.


AlbaniaWeb.net