Wed, Nov 27, 2024

Dhunë ndaj prindërve, bashkëshorteve dhe fëmijëve! Arrestohet një person, dy të tjerë nën hetim në Shkodër

  • PublishedFebruary 26, 2024

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë vënë në hetim në Shkodër, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje.

Një 53-vjeçar u arrestua, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Për dhunë ndaj gruas, u procedua penalisht edhe një 38-vjeçar. Ndërsa një 20-vjeçar, banues në fshatin Shtoj i Ri, u vu nën hetim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Ndaj tre shtetasve, pritet të nisin hetimet nga Prokuroria e Shkodrës.


AlbaniaWeb.net