Stërvitje ushtarake në Korçë! Këmbësoria e jugut është pjesë e gatishmërisë së NATO dhe BE
Regjimenti i këmbësorisë së jugut ka zhvilluar një stërvitje malore në kushte të vështira atmosferike në zonën e njohur si Kulet e Gjergjevicës.
Maja më e lartë mes Lekasit dhe Voskopojës arrin lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit. Komandanti kolonel Gëzim Marku tha se regjimenti ka në përbërje dy nënreparte me trupa speciale të deklaruara njëri pjese e gatishmërisë së NATO dhe tjetri i BE.
20-vjeçarja Sonja Bako ushtare e parë u është bashkuar forcave të armatosura gati një vit më parë ndërsa thotë se kjo stërvitje ka qenë një eksperiencë e bukur pavarësisht vështirësisë.
Sot regjimenti i jugut ka përfunduar stërvitjen e planifikuar 72-orëshe në Voskopojë ndërkohë që gjatë këtij viti kanë të planifikuara edhe stërvitje të tjera.
AlbaniaWeb.net