Thu, Nov 28, 2024

U akuzua për falsifikim, çfarë ndodhi sot në gjyqin e Luiz Ejllit?

  • PublishedFebruary 26, 2024

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Fierit për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim, gjatë kohës kur ka ushtruar profesionin e avokatit në një zyrë noterie.

Në seancën e sotme pritej që gjykata do të dëgjonte konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të jepte edhe pretencën për Luiz Ejllin, por seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares.

Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do zhvillohet seanca e radhës gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën.

Prokuroria kërkon ta shpall fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentave e kryer në bashkëpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022. Në bazë të kodit të procedurës penale ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

“Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A ,i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015””, thuhet në dosje.