U diplomua për Arte në Shqipëri, por i riu hap shtëpi bari në Angli! Si ra në gjurmët e autoriteteve dhe sa u dënua
Një shqiptar i diplomuar për Arte zgjodhi Anglinë si vendin për të jetuar, duke krijuar një shtëpi bari në një fshat të Qarkut Durham.
Aktiviteti i paligjshëm i Kleon Zenelit doli në dritë për shkak të një kontrolli rutinë të pronës nga një agjent imobiliar, në adresën në Boëburn. Gjykata e Durham Crown dëgjoi se agjenti vizitoi shtëpinë në Clarence Street më 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Prokurori Chris Morrison tha se i pandehuri u gjet në papafingo, ku po kultivohej kanabisi. Gjithashtu kanabis i mbjellë u gjet në dy dhomat e gjumit në katin e sipërm, ku kishte dhe pajisje të ndryshme kultivimi, Agjenti imobilar thirri policinë dhe arrestoi shqiptarin, ndërkohë në shtëpi gjetën 50 bimë kanabis.
Zeneli nuk u përgjigj pyetjeve të policisë se pse ishte aty dhe çfarë po bënte. Prokurori Morrison tha se ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend. Zeneli u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B dhe për abstraktimin e energjisë elektrike kur u paraqit para gjykatësve më 19 janar.
Çështja e të pandehurit, i cili është në paraburgim në burgun e Durhamit që nga momenti i arrestimit, është dërguar në gjykatën e kurorës për t’u dënuar.
Avokatja Kate Barnes tha se pavarësisht se ishte diplomuar për Arte, i pandehuri nuk ishte në gjendje të gjente punë në vendin e tij të lindjes. Ajo tha se kjo ishte arsyeja pse vendosi të shkonte në Angli, tre muaj para se të arrestohej. Avokatja Barnes tha se i pandehuri po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç përmbushjes së borxhit ndaj trafikantëve të tij.
Avokati McKone tha se shqiptari do ishte përballur me një dënim prej 21 muajsh, por, me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, gjykata dha një dënim përfundimtar prej 14 muajsh. Çështja e statusit të imigracionit të të pandehurit nuk ishte një çështje mbi të cilën gjykata ka ndonjë autoritet.
AlbaniaWeb.net