Mon, Oct 14, 2024

Banorët votojnë, Rike Roçi zgjidhet lidere e shtëpisë

  • PublishedFebruary 27, 2024

Ditën e sotme është zgjedhur lideri më i ri i javës për shtëpinë e ‘BBV3’. Banorët votuan, ku me shumicë vote për këtë javë lidere u zgjodh Rike Roçi.

‘Kokë më kokë’ me Vesën, Rike arriti të triumfojë ku banorët e tjerë e kanë pritur me duartrokitje Riken në këtë pozicion të ri.

Rikujtojmë që mbrëmjen e sotme vazhdon ‘Prime-i’ i rradhës, ku do të jetë i mbushur me plotë surpriza, debate dhe eliminim nga një nominim tepër i fuqishëm.