Debate në Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Keni aq votues, sa ju vjedhin shumë! Alibeaj: Ju nuk doni votën e disporës, shihuni në pasqyrë dhe…
Debatet për reformën zgjedhore vijuan këtë të martë në mbledhje online të këtij komisioni.
Dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeajn u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas demokratit, PS nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa sipas socialistit, PD nuk ka kërkesa të qarta.
Pjesë nga debati:
Damian Gjiknuri: Këtu me kuti s’na i blejnë, por na i blejnë jashtë. Atje na i blejnë para se të shkojë tek zarfi.
Enkelejd Alibeaj: Qeveria të shihet në pasqyrë e të kuptojë gjendjen
Damian Gjiknuri: Më vjen keq se ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë. Sidomos partia jote ka aq shumë sa do dy ditë për të votuar
Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është votë e partisë por votë e shqiptarëve.
Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjendjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralel, asgjë…
Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.
Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës
Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës
AlbaniaWeb.net