“Kam pësuar trauma”, Rike Roçi tregon për vuajtjet që ka përjetuar: Udhëtimi me gomone, mami qëndroi 6 muaj në koma! Babi vdiq nga…
Rike Roçi ka treguar për Julin se jeta e saj nuk a qenë aspak e lehtë për të.
Që fëmijë ka pësuar trauma, nisur që nga udhëtimi me gomone për në Itali, aksidenti i të ëmës dhe vdekja e të atit.
Juli: Ti babin nuk e ke ëë?
Rike Roçi: Nuk e kam. Në 2015 babi ka vdekur, ishte shumë I ri 52-vjeç. Vdiq nga bronkopneumonia kronike. Pinte tre paketa në dite, nuk kishte më pulmone, cigarja ia kishte ngrënë. Bronkopneumonia e pa kuruar, ishte shtruar tek Sanatoriumi i Tiranës. Unë nuk e kam pasur kurrë familjen të gjithë bashkë.
Rike tregon se emigracioni ka ndikuar që e gjithë familja të mos jetë bashkë. Kur ato ishin në Shqipëri, i ati ishte në Itali, kur ato shkuan në Itali, babin e kthyen për shkak se nuk kishte letra. Më vonë ikën sërish e gjithë familja në Itali me një gomonë dhe ia dolën, por më vonë babai i saj u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të disa fatkeqësive.
Rike: Lindi vëllai, ne nuk ktheheshim dot, thoshte çfarë do i jap kalamajve për të ngrënë po të ktheheshim. Derisa u rritëm ne, u shkolluam dhe donim të ktheheshim, por babi humbi jetën. Tani në Itali jetoj me mamin dhe vëllain, motra është e martuar me një italian.
Juli: Mami është me pension?
Rike: Mami merr pension invalidi. Kur arritëm ne në 2000-shin mami pati një aksident të rëndë, qëndroi 6 muaj në koma. Kam përjetuar trauma, mua më iku mami, qëndroi një vit e gjysmë në spital dhe isha vetëm unë babi motra dhe vëllai i porsalindur. Kisha babin por nuk kisha mamin. Jeta nuk na ka lënë kurrë gjithmonë bashkë.
Juli: Aksident me makinë?
Rike: Mami ka qenë duke ecur në punë dhe ka ardhur tjetri tapë. Më pa fat sepse nuk kishte siguracion dhe mami s’ka marrë asnjë kokërr leku. Mami merr pensionon e invalidit nga puna, jo se e ka shtypur ky. Tani kemi pasaporta Italiane.
AlbaniaWeb.net