Wed, Nov 27, 2024

“Kam tradhtuar”, Zhaklin Lekatari rrëfen arsyet që e kanë çuar drejt saj

  • PublishedFebruary 27, 2024

 Zhaklin Lekatari, aktiviste dhe ish-opinioniste në BBV2 ka rrefyer per Alketa Vejsiun temat pikante në lidhje me edukimin seksual. Në këtë podkast, Zhaklina ka rrëfyer shumë gjëra rreth jetës së saj, një ndër to, edhe tradhtia.

Alketa Vejsiu: A ke tradhtuar ndonjëherë?

Zhaklin Lekatari: Edhe më kanë tradhtuar, edhe kam tradhtuar. Unë nuk besoj tek ajo fjalia që: “Once a cheater, always a cheater”. Unë mendoj që njeriu në periudha të ndryshme të jetës së tij bën zgjedhje të ndryshme dhe mendoj që tradhtia nuk është me domosdoshmëri një arsye apo një qëllim për të dëmtuar tjetrin. Është një mungesë që ne kemi dhe është një problem që ne kemi ndoshta me veten tonë dhe këtë problem nuk e zgjidhim në çift, apo me partnerin, apo edhe me veten tonë, por e gjejmë zgjidhjen jashtë.