Tue, Nov 26, 2024

Pse Kafeja Shkakton Nervozizëm dhe Ankth tek Disa Njerëz

  • PublishedFebruary 27, 2024

Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore.

Megjithatë, konsumi i saj mund të shkaktojë ankth dhe nervozizëm tek disa persona.

Dhe sipas një studimi ku AgroWeb.org mbështetet, njerëzit që janë më të prirur të ndiejnë shqetësime të tilla janë ata që nuk pinë rregullisht kafe.

Një numër studimesh kërkimore kanë ekzaminuar këtë marrëdhënie. Sipas tyre edhe pse kafeja përmban shumë kimikate, kafeina është ajo që është përgjegjëse për shkaktimin e ankthit dhe nervozizmit.

Kafeina dhe nervozizmi

Kafeina mund të shkaktojnë një rritje të perceptimit duke stimuluar trurin.

Ky efekt e bën një person më të vetëdijshëm për gjërat që mund ta bezdisin, duke rritur kështu nervozizmin.

Gjithashtu, kur dikush që është mësuar të konsumojë sasi të mëdha kafeine, përpiqet të heqë dorë ose të reduktojë sasinë e saj, mund të vihet re një rritje e nervozizmit.

Kafeina dhe ankthi

Ankthi është një ndjenjë shqetësimi. I njëjti proces kimik në tru që shkakton rritjen e vigjilencës mund të rrisë ankthin duke ju bërë më të vetëdijshëm për të gjitha rezultatet e mundshme negative në një situatë.

Megjithaë ndikimi që kafeina ka tek ankthi dhe nervozizmi diçka individuale.

Kimikatet në kafe shkaktojnë një sërë reagimesh emocionale, në varësi të zakoneve të pirjes së kafesë së një personi, peshës trupore, metabolizmit dhe gjendjes emocionale.

Njerëzit që nuk konsumojnë rregullisht kafeinë ose që përjetojnë shpesh momente ankthi dhe nervozizi edhe nëse nuk pinë kafe, priren të kenë një përgjigje më të fortë ndaj efekteve të kafesë.

Në këtë rast ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm.

Në vend të kafesë ju mund të pini cajra të ndryshëm si ai i ziu.

Ekziston gjithashtu një komponent gjenetik në reagimin e një individi ndaj marrjes së kafesë, prandaj duhet të tregoni kujdes në rast se keni shqetësime të tilla./AgroWeb.org