Shuma miliona dollarëshe që gjeneroi kostumi robotik i Zendaya-s për Mugler
Kostumi si robot nga “Mugler” që veshi Zendaya ishte një hit për markën, raportoi Launchmetrics. Aktorja e veshi kostumin në premierën e filmit “Dune: Part Two” në Londër. Shtëpia e modës “Mugler” mblodhi një total prej 13.3 milionë dollarësh në vlerën e ndikimit në media, pasi aktorja veshi kostumin nga koleksioni i vjeshtës së vitit 1995 të markës.
Një postim i shpërndarë në Instagram-in e shtëpisë së modës, i cili përshkruan pamjen e Zendaya, gjeneroi 152,000 dollarë.
MIV është një metrikë pronësore që cakton një vlerë të vërtetë monetare për strategjitë e marketingut në mediat e shkruara, online dhe sociale, në mënyrë që të llogaritet kthimi nga investimi.
Kostumi me një kornizë kromi u krijua në bashkëpunim me artistin Jean-Jacques Urcun. Jumpsuit-i u frymëzua nga filmi fantastiko-shkencor “Metropolis” dhe u deshën gjashtë muaj për ta krijuar.
Në vitin 2022, kostumi i robotit u përfshi në ekspozitën e gjerë të Muzeut të Bruklinit “Thierry Mugler: Couturissime” në New York.
Një version i personalizuar i pjesës, i krijuar nga drejtoresha kreative, Casey Cadwallader, u vesh nga Beyoncé gjatë turneut të saj “Renaissance” në qershor 2023.