Vjen zyrtarizimi, mbrojtësi i Shqipërisë rinovon me Benficën
Benfica ka rinovuar kontratën me Adrian Bajramin. Lajmi është dhënë nga klubi portugez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Kombëtares ka nënshkruar një marrëveshje të re, të vlefshme deri në vitin 2026. 21-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në sezonin 2023-2024 me Benficën B, duke dhuruar paraqitje të mira.
Në të kaluarën, ai ka dhënë kontributin e tij edhe për Benfica U23, duke luajtur 3 ndeshje. Bajrami është impenjuar për Shqipërinë U19 dhe U21, ndërsa mbahet mend për faktin se ka veshur 3 herë fanellën e Kombëtares A.
(J.S/)