E bën sërish/ Bianca Censori rrezikon gjobë me veshjen e fundit
Arkitektja e njohur Bianca Censori mund të përballet me burg ose një gjobë prej 15,000 eurosh pasi testoi ligjet e ekzibicionitizmit në Paris. Të martën, arkitektja 29-vjeçare u vesh më eksplicite së asnjëherë deri më sot gjatë një daljeje publike me bashkëshortin Kanye West në Paris. Bianca nuk u përpoq aspak të fshihte organet e saj gjenitale ose të pasmet e zbuluara teksa turma e shikuesëve të tronditur nxituan për të bërë foto.
Ajo gjithashtu dukej se nuk kishte veshur pothuajse asgjë nën pallto, dhe në pjesën e poshtme kishte veshur vetëm një palë geta të zeza shumë transparente, dhe një palë taka të zeza me majë. ‘Muza’ e Kanye nuk është e panjohur për ekspozimin e trupit të saj në publik, akti i saj i fundit mund të shkaktojë telashe me zyrtarët francezë nëse ajo akuzohet për shkelje të ligjeve të tyre.
Neni 222-32 i kodit të ri penal (i zbatueshëm që nga 1 marsi 1994) përcakton: “Shfaqja e qëllimshme seksuale në sy të të tjerëve në një vend të aksesueshëm për vështrimin publik dënohet me një vit burg dhe një gjobë prej njëqind mijë frangash (afërsisht 15 milionë lekë).
Kjo nuk është hera e parë që Bianca rrezikon një përplasje me ligjin për shkak të veprimeve të saj gjatë pushimeve. Vitin e kaluar, Bianca rrezikoi një gjobë prej 10,000 eurosh dhe burgim gjatë udhëtimit të çiftit në Itali, ku ajo kishte shëtitur ‘praktikisht e zhveshur’ në qytet. Bianca dhe Kanye u hetuan gjithashtu nga policia pasi u kapën nga kamera në një pozicion kompromentues gjatë pushimeve të tyre po ashtu në Itali.