Sat, Nov 30, 2024

Pak sekonda pas vrasjes në Korçë, dy viktimat të shtrirë në tokë! Pamje të rënda nga vendngjarja

  • PublishedFebruary 28, 2024

Këto pamje të rënda janë pak pas vrasjes mbrëmjen e sotme në Korçë. 

Ilo Lulla qëlloi me armë zjarri katër herë drejt Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa më pas qëlloi veten.

Sipas dyshimeve të para, kjo vrasje ndodhi për shkak të një konlfikti për motive pronësie.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.


AlbaniaWeb.net