Thu, Nov 28, 2024

Zyrtare, ish-lojtari i United merr frenat e Kombëtares së njohur

  • PublishedFebruary 28, 2024

Lajmi për vendimin e kombëtares irlandeze për të emëruar ish-legjendën e Manchester United, John O’Shea si trajner të ri deri në prillin e ardhshëm është zyrtarizuar. Ai, i mbështetur nga Paddy McCarthy, ndihmës menaxheri i Crystal Palace, do të drejtojë ekipin në miqësoret e marsit kundër Belgjikës dhe Zvicrës.

“Jam i lumtur që do të rikthehem në kombëtare për këto dy miqësore kundër Belgjikës dhe Zvicrës. Do të jetë një nder i jashtëzakonshëm të udhëheq ekipin në këto ndeshje. Siç e dinë të gjithë, unë kam qenë gjithmonë krenar që kam përfaqësuar vendin tim, si gjatë karrierës sime, ashtu edhe së fundmi, si pjesë e stafit” – tha O’Shea.

42-vjeçari ka drejtuar skuadra si Reading, Stoke City dhe së fundmi Birmingham City. Irlanda nuk arriti të kualifikohej në Euro 2024 pasi përfundoi në vendin e katërt në grupin e saj me gjashtë pikë në tetë ndeshje.

 

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net