LAJM I FUNDIT/ Grabitet nën kërcënimin e armës supermarketi në Kavajë
Një supermarket është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.
Paraprakisht mësohet se një person me armë zjarri automatike, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash.
Grabitja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes, ndërsa forcat e policisë së Kavajës ndodhen në vendngjarje, si dhe po krehin zonën për të identifikuar dhe kapur autorin.
AlbaniaWeb.net