Tuchel ndihet i tradhtuar, shpërthen kundër lojtarëve: Mund t’i dërgoni biletën trajnerit të ri
Largimi i Thomas Thucel nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni vijon të bëjë shumë zhurmë në Gjermani. Mediat kanë zbuluar prapaskena të bujshme në lidhje me këtë divorc të parakohshëm që praktikisht po nxjerr Bayern jashtë çdo objektivi sezonal. E përditshmja gjermane Bild ka zbuluar fjalimin që Tuchel ka mbajtur përpara ekipit në momentin që drejtuesit e klubit bënë zyrtare largimin e tij në fund të këtij sezoni:
“Tani mund t’i dërgoni biletën trajnerit që dëshironi t’iu drejtojë. Nga këtu e në fund përgjegjësia është e juaja”, mësohet t’i këtë thënë Tuchel lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Kjo deklaratë e zbuluar nga Bild tregon qartë se atmosfera në dhomat e zhveshjes ka qenë shumë negative, me lojtarët që kanë dalë kundër trajnerit. Tuchel është tashmë një çështje e mbyllur, por pavarësisht se palët kanë gjetur një akord për një largim në fund të këtij sezoni, nëse situata nuk përmirësohet, nuk përjashtohet as mundësia e një shkarkimi të parakohshëm, përcaktues në këtë pikë pritet të jetë ndeshja e kthimin kundër Lazio-s në Champions League.
Në lidhje me zëvendësuesin e tij, emrat që qarkullojnë mbetën të njëjtë, nga Alonso te Mourinho e deri tek Zinedine Zidane, Antonio Conte apo një rikthim i mundshëm i njërit prej Flick dhe Nagelsmann.
()