Sat, Nov 30, 2024

“Unë e nxora herën e parë, ja skemat e Sarës”/ Gazi: Françeska luan me çiftet, çfarë më tha kur mësoi se kuptova rolin e saj

  • PublishedFebruary 29, 2024

Gazmend Ujkashi, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP” të martën, shprehet se Sara Gjordeni luan me skema në atë shtëpi.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Gazi u shpreh se ishte ai që shkaktoi eliminimin e saj herën e parë.

“E keni kapur skemën e Sarës? Nuk e keni kapur. Unë e nxora Sarën, ju nuk keni kuptuar gjë. Unë e nxora jashtë”, u shpreh ish-banori.

Ai analizoi më tej lojën e Françeskës, një ndër konkurrentet që i është bashkuar më vonë lojës. Sipas tij, Françeska ka tentuar të hyjë mes çifteve, por sërish nuk ia ka dalë të bëhet protagoniste. Edhe afrimiteti me Heidin është lojë, tha artisti.

“Pasi kishim një çift Heidi-Romeo, hyri Françeska. Bëri skemën e para me Riken për krevatin. Por edhe pse ka bërë skemat, nuk hyn dot. Skema e dytë ishte të futej mes një çifti. Tentoi te Ilnisa me Meritonin te dasma. Tentoi të bëhej miq me ta, por Ilnisa e kuptoi menjëherë se ajo nuk është e sinqertë. Mua donte të më ndikonte dhe unë pranova që dasmën ta bënte Ilnisa me Meritonin. Pranova të bëja nuse Ilnisën, në një periudhë kur s’kishim komunikim. I bëra tre gjarpërinj në flokë. Ajo nuk kuptoi gjë fare.

Gjithsesi, prapë Françeska nuk u fut dot në lojë, duke qenë në nominim e ndihmova unë që të mos dilte. I thashë nëse del ti këtë javë, dal edhe unë bashkë me ty, që t’i jepja përkrahje. Unë e bëra timen.

Tani u puq me Heidin. Lojën e luan Heidi, jo Françeska. Unë i thashë që e bëre një gabim me Gracianon, po e afron edhe këtë? Unë ia bëra pyetjen te letrat anonime dhe Françeska direkt e kuptoi. Filmi u zbardh, shfaqja u dha në këtë Prime”.


AlbaniaWeb.net