Tue, Nov 26, 2024

Atleti shqiptar shkruan historinë! Talenti shkodran kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror

  • PublishedMarch 1, 2024

Franko Burraj ka shkruar historinë, duke u bërë atleti i parë shqiptar mashkull që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror.

Në Kampionatin Botëror të Atletikes që po mbahet nga datat 1-3 mars në Glasgow të Skocisë në Britaninë e Madhe, Burraj u kualifikua për në gjysmëfinalen e 400m, me kohën 46.86, ose vetëm 3 të qindtat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga po ai vetë.

Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj është i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Gara e gjysmëfinales do të mbahet po sonte në orën 21.10 me orën lokale (22.10 me orën tonë).

 


AlbaniaWeb.net