Pse Terapia Manuale Është e Rëndësishme për Personat me Artrit
Artriti është një gjendje inflamatore që prek nyjet, shkaktuar nga një gamë e gjerë faktorësh si mosha, trashëgimia, dhe dëmtimet e mëparshme. Karakterizohet nga dhimbje dhe një ulje të lëvizshmërisë, të cilat mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së personave të prekur nga kjo sëmundje. Në këtë kontekst, terapia manuale dhe fizioterapia janë një qasje kyçe, për të lehtësuar simptomat dhe për të përmirësuar funksionimin e përgjithshëm të trupit. Në këtë artikull do tue trajtojmë të gjitha përfitimet që trupi juaj përfiton nga terapia manuale për pacientët me artrit dhe përse është kaq e rëndësishme edhe sipas ekspertëve.
Reduktimi i Dhimbjes
Studime të ndryshme kanë treguar se terapia manuale mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes te pacientët me artrit. Teknikat e masazhit dhe aktivizmit të nyjeve, të përdorura në terapinë manuale, stimulojnë lirimin e endorfinave, të cilat janë peptidet natyrore të trupit që funksionojnë si analgjezikë. Kjo ulje e dhimbjes është një faktor kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat që vuajnë nga artriti. Sipas Xhesika Gjonaj, Fizioterapiste në Klinikën Body Balance “Terapia manuale ofron një zgjidhje në menaxhimin e artritit, duke lehtësuar jo vetëm simptomat por edhe shkaqet themelore të problemit. Përdorimi i kësaj terapie në kombinim me trajtime të tjera mund të ofrojë jetë pa dhimbje të shtuara.”
Përmirësimi i Lëvizshmërisë
Artriti shpesh shkakton një reduktim të lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit të nyjeve. Terapia manuale ndihmon në përmirësimin e lëvizshmërisë përmes teknikave të veçanta që synojnë të rrisin gamën e lëvizjes dhe të reduktojnë rigiditetin. Sipas ekspertes Gjonaj në trajtimet e specilizuara fizioterapeutike, kjo arrihet përmes trajtimit të nyjeve dhe zbutjes së muskujve përreth, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe në uljen e ndjesisë së ngurtësisë e tensionit.
Ulja e Inflamacionit
“Terapia manuale gjithashtu redukton inflamacionin në nyjet e prekura nga artriti.” – Xhesika Gjonaj, Body Balance Fizioterapi. Masazhi dhe teknikat e tjera manuale rrisin qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe substancave inflamatore nga zona e prekur. Kjo ndihmon në uljen e inflamacionit dhe në përmirësimin e funksionit të nyjes.
Të gjitha metodat e terapisë manual duhet të ndiqen me një ekspert fizioterapie ose mjek për të siguruar rezultate të plota dhe parandalim të dëmtimeve të mundëshme./AgroWeb.org