Wed, Nov 27, 2024

Shtëllungë e madhe tymi në ajër, momenti i shpërthimit tragjik në Lushnjë që i mori jetën babë e bir

  • PublishedMarch 1, 2024

Momentet e shpërthimit të Luishnjës tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet në ajër.

E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por nuk ndodhi kështu pasi një incident i rëndë u shënuar rreth orës 15:30 dhe shkaktoi dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.

Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me pesë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin Lidio, i cili ndërroi jetë 2 orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.


AlbaniaWeb.net