Tue, Nov 26, 2024

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 24-vjeçari në Peqin

  • PublishedMarch 1, 2024

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Tiranë, kapën në Tiranë dhe arrestuan shtetasin G. T., 24 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


AlbaniaWeb.net