Shqiptari i dënuar me 65 vite thur planin ‘fenomenal’, nga burgu grek shiste heroinë dhe fitonte mijëra euro. Një rrobaqepëse e ndihmonte për…
Një shqiptar, i dënuar me 65 vite burg dhe që po mbahet në paraburgimin e Trikalasë, kishte gjetur mënyra ‘interesante’ për të kaluar kohën… dhe për të fituar para.
Mediat greke bëjnë me dije se ai tregtonte heroinë brenda burgut dhe nga ky veprim i paligjshëm kishte arritur të nxirrte 50 mijë euro. Por ky plan ‘fenomenal’ nuk ka zgjatur shumë pasi është pikasur nga policia.
Pas përdorimit të informacionit dhe vëzhgimit, efektivët bastisën burgun dhe arritën të shkatërrojnë organizatën kriminale e cila përbëhej nga 7 persona, 4 burra dhe 3 gra, 2 të burgosur.
Sipas hetimeve të policisë, anëtarët e organizatës kishin role dhe ishin aktivë që nga dhjetori i vitit 2023. Shqiptari i burgosur i jepte informacion grupit të tij që ndodhej jashtë burgut se ku ta merrte drogën. Më pas, një grua që ishte rrobaqepëse me profesion, fshihte drigën në qepjet e çantave të zeza. Më pas një tjetër anëtar, me pretekstin e vizitës, hynte në burg dhe i jepte çantat bashkëpunëtorit të tij dhe ai nga ana tjetër, drejtuesit që kishte marrë përsipër të gjithë trafikun.
Në kontrollet në qeli, ndër të tjera, u gjetën 5 thasë, 5 thika të improvizuara, 5 tapa plastike të stilolapsit të cilat përdoreshin për peshimin e drogës.
AlbaniaWeb.net