Fri, Nov 29, 2024

Fëmija bie nga kati i shtatë në Durrës, çfarë e ndihmoi të shpëtonte?

  • PublishedMarch 5, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa momente parë në qytetin e Durrësit.

Sipas qytetarëve, një fëmijë rreth 3-4 vjeç ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.

Por fatmirësisht, fëmija ka rënë sipër një tende të një dyqani që mendohet se e ka zbutur goditjen e trupit dhe ka bërë të mundur që të ketë shenja jete.

Nuk dihet ende sesi është gjendja e fëmijës.