Ngjarje e rëndë në Durrës! Bie nga kati i shtatë i ballkonit 3-vjeçarja, si paraqitet gjendja e saj
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.
AlbaniaWeb.net