Sat, Nov 30, 2024

Arbitrat shqiptarë gjykojnë ndeshjen e Conference League

  • PublishedMarch 6, 2024

Arbitrimi shqiptar nga dita në ditë po njeh rritje në skenën e futbollit europian e botëror.

UEFA dhe FIFA u ka besuar arbitrave shqiptarë drejtimin e shumë ndeshjeve në arenën ndërkombëtare dhe sërish të enjten Enea Jorgji si kyresor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave në Conference League, Ajax-Aston Villa.

Ky takim do të startojë në orën 18:45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena” dhe arbitrat shqiptarë do të gjykojnë këtë sfidë në Conference League, që tani është futur në fazën më emocionuese me eleminim direkt.

Sukseset në arenën ndërkombëtare janë një vlerësim i madh për futbollin shqiptar dhe në veçanti për sektorin e arbitrimit që kanë bërë një punë të madhe për të arritur në këto nivele.

Një tjetër lajm i mirë vjen edhe nga arbitret vajza. Në javën që sapo lam pas në Kategorinë e Parë debutuan dy asistente femra. Mirjeta Salla në ndeshjen, Bylis-Tomori dhe Edjena Kapxhiu në takimin, Flamurtari-Burreli.

AlbaniaWeb.net