Gjykata vendos: Elia dhe Princ Leka duhet të mbajnë 5 metra distancë
Elia Zaharia, është shfaqur për herë të parë në gjykatë, pas konfliktit me ish-bashkëshortin e saj, me Princ Lekën.
Gjykata Civile ka pranuar kërkesën për urdhëra mbrojtje si për Leka Zogun ndaj Elias dhe babait të saj dhe anasjelltas.
Sakaq, kur Princ Leka vendos të takojë vajzën nuk duhet të jetë prezent Elia, por në prani do jetë një dado.
Po ashtu, sipas gjykatës, palët duhet të mbajnë distancë 5 metra larg njeri-tjetrit.
Të pranishëm në gjykatë ishin Elia dhe babai i saj, Gjergji Zaharia.