I dënuar me 8 vite burg për drogë, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari nga Elbasani (Emri)
Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar:
Haki Mehmeti, 39 vjeç, lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim.
Shtetasi Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me shtetasin B. T., një sasi cannabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
AlbaniaWeb.net