“I kam propozuar vetë” Mikela Pupa rrëfen historinë e saj të dashurisë
Mikela Pupa është rrëfyer gjerë e gjatë për marrëdhënien e saj të dashurisë me të dashurin misterioz. Fillimisht ishin ndjekësit ata që zbuluan identitetin e të dashurit të saj tatuist përmes detajeve në fotografitë e shpërndara.
Këtë herë, e ftuar në “Natën me Aulonën”, Mikela tha se lidhja vijon prej një viti e gjysmë tashmë dhe bashkëjetojnë.
Mikela Pupa: 1 vit bashkëjetojmë, 1 vit e gjysmë bashkë që njihemi.
Aulona Musta: Si është bashkëjetesa?
Mikela Pupa: Mirë, shumë mirë. Zihemi vetëm për punët e shtëpisë. Vetëm këtë problem kemi.