Ndeshja me Bolognan, rikthim i rëndësishëm në mesfushën e Interit
Rikthim i rëndësishëm te Interi. Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu i mbetur jashtë fushave që nga fundi i shkurtit për shkak të një problemi muskulor, u stërvit sot në grup me skuadrën dhe për këtë arsye do të jetë në dispozicion për skuadrën në ndeshjen ndaj Bolognas.
30-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit Inzaghit, teksa në 23 ndeshje të luajtura në kampionat prej ti, Calhanoglu ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Ai është pjesë e Interit që nga viti 2020, kur u transferua nga Milani. Më parë, ai ka veshur edhe fanellën e Hamburg dhe Leverkusen.
(J.S/)