Thu, Oct 10, 2024

“Princ Leka jeton në shtëpi me qira”/ Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Problemet mes tyre kishin nisur prej kohësh, i druhesha kësaj që ndodhi

  • PublishedMarch 7, 2024

“Ka lënë pronën dhe vetë është në një shtëpi me qira, është treguar deri në fund xhentëllmen, nuk e kam nxjerrë unë më ka thënë. Problemet mes tyre kishin kohë që kishin nisur, ajo vajza (e dashura e Princ Lekës) ka qenë gjëja e fundit fare. Sapo vendosën për divorcin ai është larguar nga Pallati Mbretëror, duke lënë të jetojë aty Elia dhe vajza e tij.

Unë me Princ Lekën kam mbi tetë vite që nuk jemi takuar, deri para se të martohej në disa evenimente, përshëndetjen kortezie. Kam refuzuar të shkoj në dasmë  e tyre, për arsye që nuk dua t’i themë. Nuk do flas kurrë për atë gjë. Nëse do të ruaja marrëdhënie të afërta do t’i druhesha kësaj që ndodhi sot. Prania ime ishte e papëlqyer aty”, tha Murat Basha.


AlbaniaWeb.net