Wed, Nov 27, 2024

Denver thyen Boston, Jokic protagonist, Minnesota lidere në Perëndim

  • PublishedMarch 8, 2024

Ndeshjet e fundit në NBA kanë dhuruar përballje të forta mes skuadrash pretendente nga dy konferencat. Kampionët në fuqi të Denver Nagets, që mbajnë vendin e tretë në Perëndim aktualisht, mposhtën 115-109 kryesuesin e Lindjes, Boston Sëlltiks.

Një ndeshje plot rivalitet, ku për vendasit funksionoi kolektiviteti, me Nikola Jokic që vijon të bëjë histori me “triple-double”-t e veta, teksa realizoi 32 pikë, 12 ribaund dhe 11 asiste, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Braun për miqtë.

Kreun në konferencën e Perëndimit vijon të mbajë Minesota, që mori fitoren e dytë radhazi, kësaj here në fushën e Indiana Pejsërs, duke e triumfuar 113-111. Një ndeshje plot emocione deri në fund, ku diferencën për Minesotan e bëri Eduards më 41 pikë.

Vijon sezoni me oshilacione për Golden Stejt, që u mund të shtëpi 122-125 nga Cikago Bulls. Uarriors nuk ishin të saktë në fundin e takimit, me Stefën Kërri që nuk ishte në ditën e tij më të mirë për vendasit. Ndërsa për miqtë shkëlqyen Derozan dhe Vucevic me nga 33 pikë secili.

REZULTATET

Detroit-Brooklyn 118-112

Indiana-Minnesota 111-113

Dallas-Miami 114-108

Phoenix-Toronto 120-113

Denver-Boston 115-109

Golden State=Chicago 122-125

Sacramento-San Antonio 131-129

PANORAMASPORT.AL

AlbaniaWeb.net